Mickoski: Edhe zyrtarë të VMRO janë pjesë e hetimit për tragjedinë e Koçanit

Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e sontme në TV Alsat, duke iu përgjigjur vërejtjeve publike se zyrtarët aktualë të VMRO-DPMNE-së nuk janë përfshirë në hetimin për tragjedinë në Koçani, tha se nuk do të hyjë në një debat përmbajtjesor, por theksoi se një hetim për rastin po zhvillohet edhe kundër individëve nga partia që ai drejton.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

“Kryetari aktual i qytetit, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, është subjekt i hetimit, mendoj se ai është ende në arrest shtëpiak. Do t’ju kujtoj se një anëtar i qeverisë aktuale ishte gjithashtu në paraburgim, si dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe shumë të tjerë që ishin të lidhur në të kaluarën me VMRO-DPMNE-në”, tha Mickoski.