Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka bërë të ditur se Forumi i Energjisë në Ballkanin Perëndimor (MEF-WB) 2025 do të mbahet nën patronazhin e tij dhe do të zhvillohet më 16–17 qershor në Shkup, duke e shndërruar kryeqytetin në një pikë kyçe të dialogut strategjik energjetik në rajon.
“Është nder për mua që MEF–Forumi i Energjisë në Ballkanin Perëndimor 2025 mbahet nën patronazhin tim”, shkroi Mexhiti në një postim publik.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Ai theksoi se ky forum do të mbledhë përfaqësues të lartë nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe Turqia, me qëllim që të avancojë vizionin për një të ardhme të drejtë dhe të gjelbër energjetike.
“Shkupi do të jetë sërish qendra rajonale për dialog strategjik mbi tranzicionin energjetik, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin rajonal”, theksoi Mexhiti.
Në fund të deklaratës së tij, ai bëri thirrje për pjesëmarrje aktive nga të gjitha palët e interesuara: “Si udhëheqës i kësaj iniciative të rëndësishme, inkurajoj politikëbërësit, ekspertët, shoqërinë civile dhe sektorin privat të na bashkohen”.