Milani është në pozita të favorshme për të blerë mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari. Igli Tare jo rastësisht po tenton të afrojë këtë lojtar.
Ai është tifoz i Milanit.
Lojtari i Zvicrës ka zbuluar publikisht pasionin e hershëm që ka për ngjyrat kuqezi.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Ai është një nga mesfushorët më premtues dhe e kanë kërkuar disa klube europiane, por zgjedhja e tij pritet të jetë “Djalli”.
Kur u përball me Milanin në sezonin e kaluar, Jashari foli me emocion: “M’u realizua ëndrra të luaja kundër Milanit. Jam krenar. Mendova për nënën, familjen. Kur isha tetë vjeç, ndoqëm në stadium ndeshjen Milan–Barcelona. Që atëherë, ëndrra ime ishte të luaja në këtë stadium”.
Me pak fjalë, Milani e ka rrugën të shtruar.