Qendrat për shpërndarjen e ndihmës në Gazë mbyllen përkohësisht, njoftoi fondacioni që udhëheq ato. Ushtria izraelite, që ka konfirmuar mbylljen e përkohshme, paralajmëroi njerëzit kundër kalimin “në rrugët që çojnë drejt qendrave të shpërndarjes, të cilat konsiderohen zona të luftës”
Së fundi, Izraeli ka lehtësuar bllokadën në enklavën palestineze, por Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se e gjithë popullsia e territorit është në rrezik nga zia e bukës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë një rezolutë që bën thirrje për armëpushim dhe qasje humanitare në Gazë, një masë për të cilën SHBA-ja pritet të vendosë veto.