Maqedonia e Veriut U-14 barazon edhe në ndeshjen e dytë kundër Shqipërisë U-14, i ftuar edhe qendërmbrojtësi i Shkendijës Arian Isaku

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut U-14 e drejtuar nga Goran Stankovski është ndarë me barazim edhe në sfidën e dytë kundër Shqipërisë U-14 që u zhvillua të enjten në Ohër informon Tetovasot.
Në mesin e të ftuarëve ishte edhe qendërmbrojtësi I Shkëndijës Arian Isaku që zhvilloi një ndeshje të mirë .

Ndeshja e parë miqësore midis Maqedonisë dhe Shqipërisë u luajt më 17 qershor në stadiumin FK Skënderbeu në Korçë që përfundoi gjithashtu me barazim 1:1.
Në ndeshjen e sotme seleksionuesi Stankovski inkuadroi gjithë lojtarët në përballjen e barabartë me moshatarët e Shqipërisë.

Ekipi vendas në ndeshjen e parë Shqipëria mori një epërsi të hershme 1:0 në minutën e 15-të Në pjesën e dytë, ekipi i trajnerit Goran Stankovski imponoi lojën e vet, krijoi disa raste të mira dhe me meritë barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 56-të me anë të Davor Tanevskit.TS