Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat/ Ademi: Një ligj që na kthen para 2001-shit

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga VMRO-DPMNE, e i mbështetur në mënyrë skandaloze dhe me pompozitet nga VLEN, qenka për ta vajtuar. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka shtuar se “sa mendoj se e kan prek fundit, më demantojnë – shkojnë edhe më poshtë”.

Reagimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi:

Me të vërtetë janë skandaloz! Sa mendoj se e kan prek fundit, më demantojnë! Shkojnë edhe më poshtë.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga VMRO-DPMNE, e i mbështetur në mënyrë skandaloze dhe me pompozitet nga VLEN, qenka për ta vajtuar.

Drafti që po qarkullon në media:
• nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë;
• nuk parasheh obligim për institucionet që ti identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit;
• nuk parasheh dispozita sanksionuese.

Thanë që balancuesin do ta avancojnë, do ta bëjnë me ligj, megjithëse me ligj ishte. Tani asnjë zgjidhje e e këtij drafti nuk e operacionalizon politikën afirmative të përmbajtur në amendamentin VI të Kushtetutës.

Na kanë kthyer para vitit 2001! Po, po të nderuar miq.

Dhe më e dhimbshmja? Këtij drafti i vihen firma shqiptare!

Ky është një alarm për të gjithë.

Uroj të distancohen shqiptarët nga kjo politikë e çmendur etnicentriste.