Kryetari i deges se BDI-se ne komunen e Shuto Orizares Iljaz Leskovica ka reaguar ashpër ndaj Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Leskovica ka zbuluar prapaskena nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 në komunën e Shuto Orizarës, ku sipas tij, fitorja e kandidatit të LSDM-së u realizua në bashkëpunim të ngushtë mes Zoran Zaevit, Visar Ganiut dhe Izet Mexhitit.
“Me përkrahje të Ganiut dhe Mexhitit, kandidati i LSDM-së fitoi në Shutkë. Mua më dërguan për ta shkatërruar Rakip Doqin dhe Islam Muçen. U dakorduam dhe nisëm garën. Si pjesë e marrëveshjes, Visar Ganiu e vendosi vëllain e tij drejtor të shkollës në Shutkë”, shkruan Leskovica.
Ai shpreh zhgënjimin e tij ndaj atyre që sot prezantohen si alternativë ndaj BDI-së zyrtare, duke i akuzuar se në fakt kanë mbështetur Zoran Zaevin dhe LSDM-në ndër vite, në dëm të interesave të shqiptarëve.
“LSDM-ja ka pasur gjithmonë përkrahjen tuaj. Keni luftuar me gjithë kapacitetin që Zaev të fitojë. Ju kurrë nuk keni qenë realisht BDI. Thjesht keni ndjekur pushtetin. Ne duam BDI-në e vërtetë!”, përfundon reagimin e tij Leskovica.