Kush janë pesë zyrtarët e “Ambientit” në Pejë ndaj të cilëve Prokuroria sot ngriti aktakuzë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë (5) personave zyrtarë për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Konflikti i interesit”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme” dhe “ Deklarimi i rremë nën betim”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Pesë zyrtarët e lartë që do të përballen me aktakuzë janë Arton Muhaxheri, Shpetim Gashi, Fisnik Ademi, Idriz Bala, Nexhat Abdullahu dhe Diedon Berisha.

Sipas aktakuzës, të pandehurit si persona zyrtarë të Ndërmarrjes Publike “Ambienti në Pejë, nga vitit 2020 gjerë në fund të vitit 2022, duke vepruar si bashkëkryerës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, tejkalojnë autorizimet e tyre zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri A.M si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Ambienti” në Pejë, të pandehurit I.B , F.A, Sh.G, si anëtar të këtij bordi dhe i pandehuri N.B si Kryeshef ekzekutiv dhe anëtar i bordit të kësaj ndërmarrje, pa vendim të aksionarit dhe pa mbulesë ligjore vendosin t’i ndajnë vetit bonuse për secilin prej të akuzuarve.

Gjithashtu, sipas aktakuzës e cila ka 79 faqe, i pandehuri A.M, si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Ambienti” në Pejë, akuzohet edhe për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme” , “Deklarimi i rremë nën betim” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga KPRK-së.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

I pandehur, N.A, akuzohet se në cilësinë e Kryeshefit ekzekutiv të “Ambienti” në Pejë duke punësuar me tepër se tetë (8) persona kundërligjshëm, duke kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar” dhe veprën penale “Konflikti i interesit”, nga KPRK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë.

Gjithashtu, në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejë është kërkuar kompensimi i humbjes se demit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës dhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publik ose në shërbim publik./Indeksonline/