Kosovari voziste në qarkoren e Shkupit, nga një urë i hedhin një send të fortë – përfundon me lëndime të rënda

Më 11.06.2025 rreth orës 20:00 në SPB Shkup, V.S. (44) nga Kosova ka raportuar se rreth orës 18:40 në autostradën “Nëna Terezë”, ndërsa po drejtonte një automjet transportues “Mercedes” me targa kombëtare të Kosovës, nga ura që lidh fshatin Stajkovc me fshatin Brnjarc në rajonin e Shkupit, është hedhur një objekt i fortë që ka dëmtuar xhamin e përparmë të kamionit, ndërsa ai ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip hetimor nga SPB Shkup ka kryer inspektim në vendngjarje.