Nga Mehdi Memeti
Kush janë ata mafioz që pengojnë policinë financiare që të bëjnë revizion Komunës së Zhelinës dhe ShFK “Pashko Vasa”-Grupçin ?
Përgjigjja veç dihet, pushteti qëndror dhe ai komunal. Si politikanët e kaluar ashtu edhe të tashmit, ushtrojnë vazhdimisht dhunë psikologjike ndaj qytetarëve të saj, duke e keqpërdorur pushtetin e tyre si me e pasur “mall të babait”.
Sot, u bënë 3 vite që jam pensionuar, ende nuk mund t’i marr parat e mia, dy pagat mesatare me rastin e pensionimit tim, që më takojnë sipas ligjit të arsimit fillor, ligjit për marrëdhënie pune, si dhe kontratës kolektive.
Pavarësisht, se e kam fituar procesin gjyqësor në gjyqin komunal Tetovë dhe lënda ka shkuar në përmbarues, përsëri asgjë ?!… Edhe te përmbaruesit, lind dyshimi i Rene Dekartit” Asgjë nuk ekziston, edhe nëse ekziston nuk është e vërtetë, edhe nëse është e vërtetë s`është reale.” Kjo nënkupton se kemi një shtet pa krye, shtet pa shtet, me një fjalë shtet të kapur dhe të korruptuar deri në palcë !
Pavarsisht se jam orvatur të kërkoj zgjidhje te Inspektorati i punës, Inspektorati i arsimit, Komisioni antikorupsion, Avokati i popullit, por e kotë, kur nuk fuksionon shteti, ku të kërkoj derman! Shtet i kalbur deri në palcë! Shtet hajdut!
Megjithatë unë personalisht vazhdoj t’i besoj të drejtës sime kudrejt injorantëve politik. Për çudi, ja siç edhe shihet, vazhdojnë të konsolidohen me të madhe rreth zgjedhjeve, as që u interesojnë qytetarët, respektivisht hallet e dertet e tyre, nga të cilët kërkojnë votë. Sepse ata veten e shohin mirë, dhe mendojnë se të gjithë janë mirë si ata!
Nuk jam i vetmi si i pensionuar në Komunën e Zhelinës, me një hallë të tillë, por janë shumë të tjerë, para dhe pas meje që u shkelet e drejta elementare ligjore, mbi të gjitha po u shkelet dinjiteti njerëzor.
Më e keqja qëndron në atë se këto dukuri destruktive që po ndodhin në shoqërin tonë, po ndodhin dhe reflektojnë vërtet keq në shoqëri, nga vet shqiptarët!
Këtë që po e them dhe shkruaj,
po e dëshmoj me fakte; që ta sheh opinioni i gjërë se si mbrohen të drejtat e qytetarëve me ligj, si funksionon gjyqësori, sa janë efikas përmbaruesit dhe se sa është gjuha shqipe zyrtare në RMV-ut !
Ky është një realitet i hidhur, fatkeqësisht !
Jo rastësisht dhe më e kotë, Migjeni dikur do të shprehej : ” Ah, si nuk kam një grusht të fort e ti mëshoj malit që s`bën zënë.”
30.06.2025
Po i mbrështroj faktet !