Kocevski: Për dy ish-ministra të Ekonomisë ndalet procedura hetimore lidhur me zjarrin në Koçan

Procedura hetimore ndalet për 11 persona fizikë për shkak të mungesës së provave lidhur me zjarrin në Kërçovë, por në të ardhmen mund të sigurohen prova të reja dhe procedura mund të vazhdojë – deklaroi sot në një konferencë për media Prokurori i Shtetit, Ljupço Kocevski.

Mes këtyre personave janë edhe dy ish-ministra të Ekonomisë, por ai nuk specifikoi se për kë bëhet fjalë.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Kocevski sqaroi se për një person procedura është ndërprerë, për një tjetër ndalet pasi personi ka ndërruar jetë, ndërsa për të tjerët ekziston mundësia që hetimet të vazhdojnë nëse sigurohen prova shtesë.

Për 13 policë të dyshuar nga Shtipi dhe Koçan, po kërkohen masa për sigurimin e pranisë së tyre në procedurë. Ata ndiqen penalisht sepse gjatë kontrollit aksionar nuk kanë parandaluar aktivizimin e mjeteve piroteknike. Gjithashtu, kanë vepruar në kundërshtim me rregulloret për siguri duke lejuar zhvillimin e kontrollit në diskotek