Pas kërcënimeve të raportuara ndaj gazetarit Nevrij Ademi, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, duke dënuar ashpër gjuhën e presionit dhe frikësimit nga eksponentë të partive në pushtet.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nga eksponentë të partive në pushtet. Këto veprime janë të papranueshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e medias dhe të shprehjes. Fjalën e lirë nuk do ta ndalë askush me frikësim. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve.” thuhet në reagimin e ASH-Taravari
Me këtë, Aleanca për Shqiptarët i bashkohet reagimeve të mëhershme nga Bujar Osmani dhe Faton Ahmeti, duke ngritur zërin kundër kërcënimeve që, sipas tyre, rrezikojnë themelet e demokracisë dhe lirinë e medias në vend.