Kabashi-Muçaj: Vendimmarrja ime është në përputhje me qëndrimet e LDK-së, nuk veproj kundër besimit të qytetarëve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka reaguar pas raportimeve se do të votojë individualisht pro propozimeve të LVV-së në kuvend.

Përmes një deklarate publike, Kabashi-Muçaj thotë se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar.

“Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendimmarrja ime është dhe do të mbetet gjithmonë në përputhje të plotë me qëndrimet politike të LDK-së, përfshirë edhe rastet kur diskutohet apo vendoset për ndonjë koalicion të mundshëm”, u shpreh deputetja e LDK-së.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Ky është postimi i plotë i saj:

Për shkak të reagimeve të shumta ku është lakuar emri im në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, dëshiroj të jem e qartë: qëndrimi im nuk ka ndryshuar.

Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendimmarrja ime është dhe do të mbetet gjithmonë në përputhje të plotë me qëndrimet politike të LDK-së, përfshirë edhe rastet kur diskutohet apo vendoset për ndonjë koalicion të mundshëm.

Jam e vendosur që të përfaqësoj me integritet dhe përgjegjësi besimin që më kanë dhënë qytetarët, dhe kurrë nuk do të veproj në kundërshtim me këtë besim.