Janevska thotë se po punohet për futjen e inteligjenca artificiale në sistemin arsimor: Hap tjetër në procesin e transformimit digjital

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në Samitin Ndërkombëtar për Teknologji Arsimore në Stamboll theksoi se integrimi i inteligjencës artificiale (IA) është hapi i radhës në transformimin digjital të arsimit në Maqedoni.

“Në procesin e transformimit digjital të sistemit arsimor, integrimi i inteligjencës artificiale paraqet hapin tjetër logjik i cili do të avancojë ndjeshëm cilësinë, efikasitetin dhe gjithë përfshirjen e arsimit në Maqedoni. Planifikojmë me kujdes edhe përmes qasjes strategjike të zbatojmë gradualisht këtë inovacion teknologjik në mënyrën e të mësuarit, realizimit të mësimdhënies dhe në përgjithësi në zhvillimin e burimeve njerëzore. E dijmë se inteligjenca artificiale nuk duhet të zëvendësojë faktorin njerëzor në arsim, por të plotësojë dhe avancojë atë, duke krijuat kushte për mësim të personalizuar që do tʼi përgjigjet nevojave individuale të çdo nxënësi, studenti dhe mësimdhënësi. Kjo teknologji duhet të na mundësojë të krijojmë mjedis arsimor ku secili individ mund të zhvillojë potencialin e tij në maksimum, pavarësisht aftësive fillestare apo kushteve socio-ekonomike”, theksoi Janevska.

Ministrja theksoi se futja e inteligjencës artificiale në arsimin fillor është hapi i parë dhe më kritik. Fëmijët duhet së pari të fitojnë njohuri bazë se çʼfarë është inteligjenca artificiale, si funksionon, ku gjendet në jetën e përditshme dhe se duhet të përqendrohen në qasjen e saj etike.

“Nxënësit duhet të mësojnë të jenë kritikë ndaj informacionit që marrin nga sistemet e inteligjencës artificiale. Duhet të jenë të vetëdijshëm se inteligjenca artificiale mund të bëjë gabime dhe të ketë paragjykime, dhe për këtë arsye të dhënat dhe burimet duhet të krahasohen. Në këtë drejtim, roli i mësimdhënësit është thelbësor dhe ai duhet t’i udhëheqë nxënësit përmes procesit të të menduarit kritik dhe përdorimit etik të kësaj teknologjie”, theksoi Janevska.

Janevska informoi se grupi punues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me profesorë nga fakultetet e informatikës është duke punuar në përgatitjen e dokumentit me udhëzime dhe rekomandime të veçanta për mësimdhënësit dhe nxënësit për zbatimin e inteligjencës artificiale gjeneruese në procesin arsimor.