Janevska dhe Sijarto firmosën Memorandum sipas të cilit 20 studentë maqedonas çdo vit fitojnë bursa për studime në Hungari
Studentët maqedonas do të mund të shfrytëzojnë 20 bursa në vit për të studiuar në Hungari në
gjuhën hungareze ose në gjuhë të huaj. Përparësi do t’u jepet kandidatëve të cilët duan të
studiojnë në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM), si dhe në
shkencat e mjeksisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.
Bursat do të ndahen për studime të rregullta deridiplomike pasdiplomike studimet master të
një niveli dhe për studimet e doktoratës. Gjithashtu edhe për studime afatshkurtra nga tre deri
në dhjetë muaj për fitimin e krediteve akademike.
Memorandumi i Mirëkuptimit që rregullon bashkëpunimin në kuadër të Programit
Stipendium Hungarikum për periudhën 2026–2028 sot u firmos nga ministrja e Arsimit dhe
Shkencës, Vesna Janevska, dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter
Sijarto.
Memorandumi përcakton që studentët të marrin tarifa shkollimi të paguara, akomodim në
konviktet studentore në kampusin e institucionit të arsimit të lartë ose fonde për të mbuluar
kostot e akomodimit, të drejtën për shërbime shëndetësore, përdorimin e shërbimeve falas të
bibliotekës, si dhe kompensim mujor për të mbuluar shpenzimet bazë.
Ministrat Janevska dhe Sijarto u dakorduan që firmosja e Memorandumit konfirmon dhe
përforcon marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe promovon bashkëpunimin në fushën
e arsimit të lartë, në interes të zhvillimit të një shoqërie të bazuar në dije.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com