“Jam i shkatërruar” – Hamilton përplasi një ketër gjatë Çmimit të Madh të Kanadasë

Në Çmimin e Madh të Kanadasë, Lewis Hamilton zuri vendin e gjashtë dhe lufta e tij për podiumin përfundoi në xhiron e 13-të kur dëmtoi Ferrarin e tij.

Britaniku nuk e kuptoi menjëherë pse papritmas humbi një pjesë të madhe të aerodinamikës së tij dhe doli që kishte shkelur mbi një marmotë (lloj ketri) që po përpiqej të kalonte pistën.

Çmimi i Madh i Kanadasë mbahet në pistën Gilles Villeneuve, e vendosur në Parc Jean-Drapeau në ishullin Notre-Dame, i cili është shtëpia e shumë kafshëve, përfshirë marmotat.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Fatkeqësisht, brejtësi i vogël ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar dhe Hamilton u shkatërrua kur iu tha se e kishte shtypur.

“Ndjeva diçka, por nuk e dija se çfarë ishte. Shikova menjëherë në pasqyrën e pasme, por nuk pashë asgjë. Më vonë më thanë se kisha goditur një ketër. Jam i shkatërruar sepse i dua kafshët, nuk ndihem mirë”, deklaroi Hamilton.

Kujtojmë se Çmimi i Madh i Kanadasë u fitua dje nga ish-shoku i skuadrës së Hamiltonit te Mercedes, George Russell.