Irani thotë se 430 persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit

Të paktën 430 persona janë vrarë dhe 3 mijë e 500 të tjerë janë plagosur në Iran që nga fillimi i konfliktit më 13 qershor, raporton agjencia e lajmeve Nour, duke cituar ministrinë e shëndetësisë të Iranit.

Siç shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv, ky është përditësimi i parë zyrtar mbi numrin e të vdekurve në Iran prej disa ditësh.

Ndërkaq, Izraeli thotë se 25 persona janë vrarë, përfshirë një nga një atak në zemër, dhe 2,517 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit.