Inzaghi e inkuadroi Pisën në Serie A pas 34 vitesh dhe u largua nga klubi për të punuar përsëri në Serie B

Italiani legjendar, Filippo Inzaghi vendosi për një veprim që nuk ishte dëgjuar më parë në Itali, duke dashur qëndrimin në Serie B edhe përkundër se inkuadroi një skuadër në Serie A.

Inzaghi fitoi vendin e dytë në Serie B me Pisën dhe e ktheu klubin në radhët elitare të futbollit italian për herë të parë në 34 vjet, dhe më pas mori një vendim që i habiti të gjithë në Itali.

Konkretisht, ai vendosi të largohet nga klubi sepse nuk dëshiron ta udhëheqë klubin në Serie A, por dëshiron ta kalojë vitin e ardhshëm përsëri në Serie B.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Konkretisht, ai e ndërpreu në mënyrë reciproke kontratën e tij me Pisën për t’u bërë trajneri i ri i Palermos.

Sezonin e kaluar, Palermo zuri vendin e tetë dhe në sezonin e ardhshëm ata kanë ambicie për t’u rikthyer në Serie A pas nëntë vitesh dhe shpresojnë që Inzaghi është personi i duhur për këtë përpjekje.