Indiana Pacers mposhti Oklahoma City Thunder me rezultat 116:107 dhe mori epërsinë 2-1 në serinë finale të Play-Off-it të NBA-së.
Skuadra nga Oklahoma e nisi më mirë ndeshjen dhe e mbylli çerekun e parë me një epërsi prej tetë pikësh (32:24).
Indiana reagoi shpejt dhe pjesa tjetër e sfidës u zhvillua me rivalitet të madh, duke ofruar emocione deri në fund.
Pacers morën avantazhin vendimtar rreth katër minuta para fundit, kur kaluan në epërsi 107:100 dhe e menaxhuan me qetësi deri në fitore.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Bennedict Mathurin shkëlqeu për Indianan me 27 pikë, ndërsa Tyrese Haliburton kontribuoi me 22 pikë, nëntë kërcime dhe 11 asistime.
Pascal Siakam e mbylli ndeshjen e tretë finale me 21 pikë të tjera.
Te Oklahoma, më të mirët ishin Jalen Williams me 26 pikë, Shai Gilgeous-Alexander me 24 dhe Chet Holmgren me 20 pikë.
Ndeshja e katërt e serisë do të zhvillohet në orët e vona të së premtes, në kalimin për në të shtunë ku sërish do të luhet në Indiana.