Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, caktohet data kur do të shqyrtohet nga GJKKO! Presidenti i PL-së në burg prej tetorit 2024

Të enjten, më 20 qershor, në orën 11:30, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca gjyqësore për kërkesën e Ilir Metës, presidentit të Partisë së Lirisë, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çaça.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale, pasi sipas tyre SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”.