Ibrahimi në 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës: Kurti solli freski dhe energji të re në skenën politike

Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, bashkë me krerët e VLEN-it dhe deputetin Bekim Sali, morën pjesë sot në shënimin e 26 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

“Kisha nderin që sot, së bashku me krerët e VLEN dhe deputetin Bekim Sali, të merrja pjesë në përvjetorin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me ftesë nga kryetari, Albin Kurti.
I urova Albinit suksese në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që kanë ndjekur, duke sjellë një freski dhe energji të re në skenën politike të Kosovës, por edhe më gjerë, në atë rajonale!”, ka shkruar Ibrahimi.