Hong- Kongu me prirje të qëndrueshme zhvillimi

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) organizoi të shtunën një forum për të përkujtuar pesëvjetorin e shpalljes dhe zbatimit të Ligjit për Sigurinë Kombëtare në Hong-Kong.

Xia Baolong, drejtues i Zyrës për Punët e Hong-Kongut dhe Makaos pranë Këshillit të Shtetit, u shpreh që, me hyrjen në fuqi të ligjit më 30 qershor 2020, Hong-Kongu në qëndrueshmëri, duke hapur një epokë të re të parimit “Një vend, dy sisteme”.

Xia vuri në dukje se Hong-Kongu ndodhet në një moment kyç drejt zhvillimit të mëtejshëm dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë, të drejtë e të vendosur të parimit “Një vend, dy sisteme”, si edhe për krijimin e një mjedisi të sigurt për të realizuar një zhvillim më të mirë.

Kreu ekzekutiv i HKSAR-it, John Lee, tha në fjalën e tij se, me ndihmën e parimit “Një vend, dy sisteme”, të Ligjit për Sigurinë Kombëtare dhe të Urdhëresës për Ruajtjen e Sigurisë Kombëtar, Hong-Kongu mund të çojë përpara reformën dhe zhvillimin e vet, duke kontribuar më tej në forcimin e vendit dhe në rilindjen kombëtare.

Rreth dy mijë përfaqësues nga shtresa të ndryshme të shoqërisë hongkongase morën pjesë në këtë forum.