Historia e familjes pesë anëtareshe që u shua nga rrëzimi i aeroplanit në Indi: U nisën për t’u bashkuar në Londër
Gazetari Ruben Avxhiu ka ndarë historinë e një familjeje pesë anëtarëshe e cila u shua sot si pasojë e rrëzimit të avionit në Indi.
Ai shkruan se “Pratik Joshi, një programist nga India kishte gjashtë vjet që jetonte në Londër. Kishte punuar shumë që të realizonte ëndrrën e tij, të sillte aty edhe gruan dhe tre fëmijët e vegjël që kishin mbetur pas në Indi. Pas shumë vitesh, më në fund, dokumentet ishin plotësuar, leja ishte dhënë, ëndrra po realizohej”.
“Pardje, gruaja e tij Dr. Komi Vyas, një mjeke e njohur në Udaipur, dha dorëheqjen nga puna. Valixhet ishin bërë gati, u kishin thënë mirupafshim njerëzve të dashur”.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
“Sot, në mëngjes, familja prej pesë vetësh plot shpresa dhe padurim u ngjitën në avionin “Air India” për Fluturimin Nr. 171 drejt Londrës. Bënë edhe një fotografi “selfi” vetes përpara nisjes dhe ua dërguan të afërmve. Një jetë e re po fillonte për ta”, shkruan Avxhiu në Facebook, transmeton Express.
“Por fati është mizor. Brenda pak minutash gjithshka kishte marrë fund. Avioni u ul pa u ngritur mirë dhe shpërtheu në zjarr pas kontaktit me tokën. 241 vetë humëbn jetën përfshi edhe kjo familje. Aksidentet ajrore të këtyre përmasave janë bërë shumë të rralla, por ato ndodhin gjithësesi. Çdo humbje jete në aksident është tragjike. Është akoma më prekëse kur ndodh si në këtë rast, në prag të plotësimit të një ëndrre pas shumë mund e sakrificash”…
Postimi i plotë: