Hapet Xhamia e Plumbit në Shkodër! E renditur si një nga më të bukurat në botë, u rikonstruktua pas përmbytjeve

Pas dekadash të tëra sfidash nga koha dhe përmbytjet, Xhamia e Plumbit, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri, ka hapur sërish dyert për besimtarët dhe turistët.

Që prej 8 majit, kjo xhami e renditur si një ndër 50 më të bukurat në botë ka marrë një pamje krejt tjetër pas përfundimit të rikonstruksionit.

“Shumë e bukur. Nuk kam parë asnjëherë një xhami dhe është hera e parë që futem në një objekt të tillë fetar. Ishim tek kalaja, erdhëm këtu. Ne i përkasim një besimi tjetër, por isha kurioz për ta parë dhe është me të vërtetë e bukur.”

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

“Është shumë impresionuese si xhami dhe arkitektura është shumë e veçantë. U futëm brenda, tek vendi ku zhvillohen ritet, ishte hera e parë edhe për mua, dhe më la shumë të emocionuar.”

Mehdi Myftia me familjen e tij janë organizatorë të faljes së parë dhe rihapjes së kësaj xhamie në vitet ’90. Ata kanë më shumë se 30 vite që përkujdesen për këtë objekt.

Për imamin e xhamisë, ky monument kulture tani ka marrë vëmendjen e duhur.

Xhamia u rikonstruktua falë një investimi të qeverisë turke, ku në fokus ishte shpëtimi i saj nga përmbytjet.