Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Irani ka të drejtë të godasë raketa në Manzë

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj Shqipërisë në rrjetet sociale.

– Advertisement –
Duke marrë shkas nga konflikti mes Iranit dhe Izraelit, që nisi të premten e kaluar, “Homeland Justice” ka publikuar një mesazh kërcënues që lidhet me rolin e Shqipërisë në strehimin e anëtarëve të organizatës së Muxhahedinëve, të vendosur në kampin e Manzës.

Në deklaratën e shpërndarë përmes platformës Telegram, grupi thekson se “iranianët kanë të drejtën e tyre për të sulmuar kampin e Manzës me raketa”.

Ky kërcënim u shoqërua dhe me një sulm kibernetik ndaj faqes së Bashkisë Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që Homeland Justice lëshon mesazhe të tilla në adresë të Shqipërisë, apo që ndërmerr sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore shqiptare. Më herët, ky grup ka ndërhyrë në sisteme të tjera shtetërore, duke publikuar edhe të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë.

Në mesazhin e fundit, Homeland Justice shkruan:

“Po endesh afër Vdekjes.
Mbi 3000 terroristë u vendosën në Shqipëri.
Toka shqiptare ishte e detyruar të strehonte këta egërsira.
Është mjaft e kuptueshme për shqiptarët mikpritës.
Shpresojmë që iranianët (të cilët tani kanë të drejtën ligjore për të lëshuar raketat e tyre mbinatyrore në kampin e Manzës) ta kuptojnë këtë.
Homeland Justice.”

Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Irani ka të drejtë të godasë raketa në Manzë