Gostivar: Djali 36-vjeçar sulmon fizikisht nënën e tij, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë dhune në familje është raportuar më 12 qershor në qytetin e Gostivarit, ku një grua 54-vjeçare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj 36-vjeçar, H.M.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Sipas denoncimit, sulmi ka ndodhur brenda banesës së përbashkët dhe ka qenë rezultat i një konflikti të çastit, për shkaqe ende të paqarta. E prekur është dërguar për kontroll mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.