Goditja e radhës të kuvendarëve po kthehet në tru!! — Populli ka zgjedhur për fat të keq veze qyqeje në ballë të politikës…

Goditja e radhës të kuvendarëve po kthehet në tru!!
— Populli ka zgjedhur për fat të keq veze qyqeje në ballë të politikës…

Skënder MULLIQI

Goditja e radhës të kuvendarëve po kthehet në tru.Nuk po respektohen vlerat tradicionale shqiptare të enduara në identitet aq të fortë sa asnjë revulucion nuk mund ti qojë në dëshprim.Në fakt këta kuvendarë po festojnë turpin e tyre për të 34 herë.Kur gra burra e fëmijë dëshirojnë të ecin më jetën , më familje ,e fëmijë , po pengohen nga trupat sulmuese të kuvendarëve tanë miop politik. Këta nuk po ndalën në marifetet e tyre të ndryshkura.Qytetarët nuk kanë nevojë për ‘ lavdinë” të këtyre trupave sulmuese të cilët po portretizohen ironikisht, duke nënqmuar , sikur primitiv të ecin rrugëve , shkatërrues qatish e shtëpish të ngritura më mund të madh pas luftës tonë çlirimtare më plotë sakrifica.Këta po sillën brutalisht ose thjeshtë janë budallenje , dhe kur janë në pyetje çeshtjet madhore , ata thjesht belbëzojnë ose heshtin.Dhe , kjo iu duket si e padëmshme .Më këto gjera shumë të pamira , sigurishtë së gëzohet Serbia e cila do të hap krahët , të cilët e kan më lehtë të përgatitin shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës se pavaruar.Ne në vend të ngjarjeve të pa mira që po na presin të dera nga kriza e luftës, këmi zgjedhur luftën më njëri- tjetërin.Dhe, duket e afërtë dita pas gjithë këtyre ndodhive në Kuvendin e Kosovës, që burra, gra e të rinj të organizojnë protestë kunder këtyre bazhibuzukëve të politikës të cilët kan lëshuar rrënjë në politikë dhe në pushtet që shumë kohë .Duhet dhënë mesazh të fortë autoriteteve kuvendare , të cilët kan rënë në provimin e shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjithsme.Duhet këta ta ndwshen më dënimin e merituar nga populli tashmë i lodhur nga maskaradat e tilla të tipit të Davidit dhe Goliatit.Kjo çka po ndodhë është një hipotekë që po imponohet paturpësishte popullit në tërsi.Mos të flasim për turpin kulturor dhe kombëtar.Ditët e fundit , është bërë shumë e çartë se çfarë motivesh politike kanë këta , të cilët nuk po e mbrojnë shtetin dhe qytetarët e saj.Po e mbrojnë veten nga shteti siq e kam thënë edhe në një rast.Këta kan inaguruar aq shumë paqartëësi politike sa është e pa besueshme.Ne vend që Kosova të krenohet më kuvendarë , po turpërohet.Po na humbin edhe përspektivën evropiane si shtet.Të gjitha analizat politike na dërgojnë të ajo së këta janë duke e dëmtuar të gjitha proceset zhvillimore dhe çdo përspektivë të të rinjve tanë.Po iu mbyllin derën jo më dorë por më prapanicë të gjitha të arriturave tona .Populli ka zgjedhur për fat të keq veze qyqeje në ballë të politikës , që po shihet së nuk janë të prirur për të mirë .Po dëshirojnë më çdo kusht të mbrojnë privilegjet e fitura!Dhe, ka mbetur që ti injorojmë britmat e këtyre kuvendarëve shumëngjyresh kunder çdo vlere shtetërore dhe kombëtare.Lë të shikohen pak në pasqyre dhe të shohin vithet e tyre të zhveshura .Mesazhet që po na dërgojnë nuk i duhen askujt sot në Kosovë.Kështu sikur po shkojnë punët jemi të prapambetur dhe të humbur.Deri kur se…!?