Dhjetëra njerëz janë arrestuar në Los Angeles pas disa ditësh protestash të dhunshme, të cilat shpërthyen pas bastisjeve të imigracionit.
Presidenti amerikan Donald Trump vendosi 2000 trupa të Gardës Kombëtare në qytet, duke shkaktuar zemërim nga demokratët. Pastaj, të hënën, ai urdhëroi që 2000 trupa të tjera dhe 700 marinsa të vendoseshin gjithashtu në qytet.
Njerëzit filluan të mblidheshin pasi oficerët federalë të imigracionit arrestuan grupe të mëdha emigrantësh të paautorizuar në zona me popullsi të madhe latino-amerikane.
Ndërsa demonstratat filluan si paqësore, pesë automjete u vunë në zjarr, protestuesit mbyllën një autostradë të madhe dhe pati raportime për plaçkitje në pjesët e prekura të qytetit të dytë më të madh të Amerikës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pse po protestojnë njerëzit në Los Angeles?
Protestat filluan të premten pasi doli që oficerët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) po kryenin bastisje në zona të qytetit me popullsi të shquar latino-amerikane.
Bastisjet janë shtuar pasi Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë dhe u zotua të godiste imigracionin e paligjshëm.
Partneri amerikan i BBC-së, CBS Neës, raportoi se operacionet e fundit u zhvilluan në lagjen Ëestlake, si dhe në Paramount, në jug të Los Angeles – ku popullsia është më shumë se 82% hispanike.
Ku janë protestat në Los Angeles dhe çfarë ka ndodhur?
Protestat janë kufizuar kryesisht në qendër të Los Angeles, i cili është shpallur një zonë “mbledhjeje e paligjshme” nga policia pas ditësh përleshjesh.
Automjeteve iu vu flaka të dielën dhe policia akuzoi protestuesit se përdorën pajisje ndezëse kundër patrullave të kuajve. Ndërkohë, oficerët me pajisje për trazira kanë përdorur granata dhe sprej me piper për të zbutur turmat. Trazirat e ndaluan përkohësisht autostradën 101 dhe pati raportime për plaçkitje, transmeton Klankosova.tv.Ndërtesa Federale në qendër të qytetit është bërë një pikë e nxehtë pasi doli në dritë se të ndaluarit e ICE-së dyshohet se po mbaheshin atje. Të shtunën, ICE akuzoi “mbi 1,000 protestues” për rrethimin dhe sulmin ndaj ndërtesës.Një dyqan Home Depot në Paramount, afërsisht 32 kilometra në jug të qendrës së Los Angeles, është bërë një tjetër vend kyç proteste. Gaz lotsjellës u përdorë kundër protestuesve që u mblodhën gjithashtu të shtunën, dhe trupa të armatosura të Gardës Kombëtare ruanin një park biznesi aty pranë të dielën.Departamenti i Policisë së Los Angeles (LAPD) tha se bëri 29 arrestime të shtunën. 27 persona të tjerë u arrestuan të dielën.Veçmas, rreth 60 persona u arrestuan dhe tre oficerë u plagosën pas trazirave në San Franciskos të dielën, tha policia atje.Të hënën, protestat vazhduan dhe policia hodhi granata tymuese për të shpërndarë njerëzit.