Gashi: Edhe në Baku, mund të diskutohen çështjet e Ballkanit!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Baku ka realizuar takim me Natalia Kiselovën, kryetare e Kuvendit të Bullgarisë.

“Në kuadër të Sesionit të 65-të së Asamblesë së Përgjithshme të PABSEC, realizova një takim të vlefshëm me kolegen time znj. Natalia Kiselova, Kryetare e Kuvendit të Bullgarisë. Jemi gjithmonë për dialog, bashkëpunim dhe politika të fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Gashi.