Gacov: Flasim se si do të vijnë paratë në shtet, por duhet të mendojmë se si do t’i kthejmë

Eksperti i tatimeve, Pavle Gacov, në emisionin “Biznes21” në TV21 deklaroi se duhet të sigurojmë edhe mjete që në të ardhmen të grumbullojmë më shumë të ardhura, që t’i kthejmë më lehtë.

“Në këtë periudhë prej 10 vitesh, ose nuk e di në cilën periudhë do të kthehet kamata, është e qartë se duhet t’i mbledhim në mënyrë më efikase detyrimet publike, të hyrat buxhetore, për të siguruar një “kthim të lehtë” — nuk ka kthim të lehtë, sepse kjo është një “perpetuum mobile” nëse vazhdimisht merr borxh dhe nuk e kthen, në një moment do të duhet ta kthesh. Kjo ndodhi edhe me Greqinë. Theksoj që duhet të sigurojmë edhe mjete që në të ardhmen të grumbullojmë më shumë, që t’i kthejmë më lehtë. Ne tani po marrim borxh — apo jo, tani flasim vetëm për atë se si do të vijnë paratë — njësoj si në familje, apo jo, por në një moment duhet t’i kthejmë“, tha Gacov.