Zv.kryeministri Arben Fetai thotë se ligji për përfaqësim të drejtë parashikon përfaqësim proporcional të të gjitha bashkësive, bazuar në regjistrimin e popullsisë, krijimin e një trupi koordinues qeveritar për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe krijimin e një metodologjie të re për korrigjimin e nënpërfaqësimit.
Fetai sqaron se për përcaktimin e përkatësisë do të merren parasysh deklarimi vullnetar dhe emri e mbiemri në gjuhën origjinale në letërnjoftim ose dokument tjetër zyrtar. Sa i përket dërgimit paraprak të projektligjit në Komisionin e Venecias, Fetai thotë se Taravari kishte rënë dakord që vitin e kaluar.
“Ky filtër mbron ligjin nga lojërat politike të Gjykatës Kushtetuese të kontrolluar nga BDI, siç ndodhi me ligjin për gjuhët”, thotë më tej Fetai.