Emir Sulejmani me mesazh të fuqishëm në prag të zgjedhjeve: “Rrugët më të vështira sjellin fitoret më të mëdha”
Kryetari i degës së BDI-së në Zhelinë, Emir Sulejmani, ka dhënë një mesazh të fuqishëm në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
“Rrugët më të vështira sjellin fitoret më të mëdha”, ka shkruar Sulejmani, një deklaratë që shihet si paralajmërim për rikthimin e fuqishëm të BDI-së në këtë komunë.
Sipas burimeve të afërta me Frontin Europian, Sulejmani pritet të jetë kandidati zyrtar për Komunën e Zhelinës. Duke marrë parasysh përkrahjen që gëzon dhe strukturën organizative në terren, një fitore për të konsiderohet e mundshme dhe ndoshta edhe e lehtë.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Nga ana tjetër, sondazhet e fundit tregojnë rënie të madhe të përkrahjes për kryetarët aktualë të komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, për shkak të mosrealizimit të premtimeve të dhëna gjatë fushatave të kaluara.
Ndërkohë, Komuna e Zhelinës përballet me probleme serioze financiare. Ajo ka një borxh prej mbi 6 milionë euro dhe herë pas here llogaria e saj është e bllokuar, duke pamundësuar funksionimin normal të shërbimeve komunale. Situata është përkeqësuar edhe më tej nga fakti se këshilltarët komunalë nuk kanë marrë pagat e tyre për më shumë se dy vite.
Kjo gjendje e rënduar e bën të domosdoshme që Zhelina të drejtohet nga një udhëheqës i aftë për të nxjerrë komunën nga balta dhe për ta vendosur në një rrugë të qëndrueshme zhvillimi./TS/