E rëndë: Mërgimtari nga Maqedonia përfundon keq më lëndime të rënda në vendin e punës në Austri

Një aksident i rëndë pune ka ndodhur të hënën në mbrëmje në një ndërmarrje industriale në komunën Edt pranë Lambach, në Austri, ku një shtetas 31-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas autoriteteve lokale, rreth orës 19:00, viktima u shtyp mes një muri betoni dhe një makine ndërtimi – një ngarkues me rrota që peshon mbi 15 tonë. Shoferi i automjetit ishte një 26-vjeçar, gjithashtu shtetas i Maqedonisë së Veriut.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Policia dhe shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së thirrjes. I plagosuri u stabilizua në vendngjarje dhe më pas u transportua me helikopterin mjekësor “Martin 3” drejt Spitalit të Emergjencës në Linz.

Autoritetet po zhvillojnë hetime për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.