Profesori universitar Azir Aliu këtë javë nisi detyrën e minisrit të ri të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.
Azir Aliu është profesor dhe ekspert në fushat e shkencave moderne dhe teknologjisë, me specializime në kriptografi, siguri kibernetike, teknologjitë “blockchain” dhe mësim të makinerive. Më parë ka qenë profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Sipas të dhënave të publikuara, ministri i ri ka deklaruar si pasuri një shtëpi në Gostivar, dy apartamente në Shkup, si dhe është pronar i kompanisë Digit4all.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Aliu ka lindur më 15 prill 1976 në Gostivar. Ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në drejtimin e elektroteknikës.
Karriera e tij profesionale përfshin edhe anëtarësimin në Komitetin Kombëtar për Ndërmarrësi dhe Inovacion gjatë viteve 2013-2017, periudhë kur ka shërbyer edhe si këshilltar për arsimin e lartë pranë kryeministrit të atëhershëm.
Aliu është autor dhe bashkautor i shumë punimeve shkencore.(INA)