Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur sot për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Intervistimi i tij është caktuar të nisë në orën 09:30 të mëngjesit.
Para disa ditësh, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti. Ministri Peci ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pos tij, qe intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.