Certifikimi për energji të gjelbër: Faktor kyç në zgjedhjen e furnizuesit me energji

Në epokën e ndryshimeve klimatike dhe ndërgjegjësimit të shtuar mjedisor, konsumatorët – si individë ashtu edhe korporata – gjithnjë e më shpesh kërkojnë zgjidhje energjetike që janë efikase, por edhe të qëndrueshme. Megjithatë, zgjedhja e një furnizuesi me energji elektrike nuk bazohet më vetëm në çmim apo stabilitetin e furnizimit – gjithnjë e më aktual bëhet pyetja: A ofron furnizuesi energji me origjinë të garantuar të gjelbër? Pikërisht për këtë ekziston certifikimi për energji të gjelbër, si dëshmi që energjia elektrike vjen nga burime të rinovueshme dhe si provë konkrete e përgjegjësisë së konsumatorit dhe transparencës së furnizuesit.

Zgjedhja e një furnizuesi që përdor energji të gjelbër sjell përfitime të shumta. Me këtë zgjedhje ju tregoni përgjegjësi mjedisore dhe kontribuoni në uljen e gjurmës së karbonit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Nëse jeni subjekt afarist, përdorimi i energjisë së certifikuar të gjelbër dërgon një mesazh të fortë te klientët, partnerët dhe investitorët se kompania juaj jo vetëm që ndjek trendet, por edhe i udhëheq ato. Për më tepër, me këtë zgjedhje kontribuoni në tranzicionin energjetik – duke rritur kërkesën për energji të gjelbër, nxisni ndërtimin e mëtejshëm të kapaciteteve për burime të rinovueshme.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Ndërsa nxitja globale drejt qëndrueshmërisë forcohet, EDS – si pjesë e grupit më të madh evropian në Evropën Juglindore – po shfaqet si lider në furnizimin me “energji të gjelbër”. Duke bashkëpunuar me kompani në konceptin e “konsumit të gjelbër”, EDS ofron energji nga burime të rinovueshme dhe një numër i madh klientësh furnizohen 100% me energji të gjelbër. Çdo klient që zgjedh modelin e gjelbër të furnizimit nga EDS merr një “certifikatë zyrtare të origjinës” së energjisë nga burimet e rinovueshme. Kjo certifikatë jepet sipas standardeve evropiane dhe është dëshmi për origjinën e gjelbër të energjisë së përdorur. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për kompanitë që orientohen drejt eksportit dhe që duhet të përmbushin kriteret ESG (mjedisore, sociale dhe të qeverisjes).

Kompanitë, institucionet dhe familjet që zgjedhin furnizues me “origjinë të gjelbër” dërgojnë një mesazh të qartë: që fitimi nuk është në kundërshtim me përgjegjësinë, por që zhvillimi i qëndrueshëm është rruga përpara. Në kohë sfidash klimatike globale, këto zgjedhje janë më shumë se thjesht vendime afariste – ato janë etike, të rëndësishme shoqërisht dhe të domosdoshme për të ardhmen. Konsumatorët kanë fuqinë të ndikojnë në treg dhe të nxisin investime në burime të qëndrueshme, duke kontribuar për një të ardhme më të pastër për të gjithë.