Bajram Rexhepi: Qeveria vendosi t’i injorojë dhe të shumëzojë me zero kontributin dhe meritat e tyre për afirmimin e sportit
Postim i Bajram Rexhepit në lidhje me ndarjen e çmimeve për vetëm sportistët maqedonas:
Sportistët shqiptarë kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në Evropë dhe botë. Kanë fituar medalje, tituj, dhe respekt.
Sot, Qeveria vendosi t’i injorojë, dhe të shumëzojë me zero kontributin dhe meritat e tyre për afirmimin e sportit.
Kjo paraqet një fyerje dhe përjashtim sistematik të shqiptarëve nga historia e lavdishme e sportit në vendin tonë.
Sporti duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë!