Bajram Rexhepi: Komuna ia shet Monopolin një kompanie për vetëm 7.000 euro, ndërsa llogarit tatim mbi 140.000 euro!
“Komuna ia shet Monopolin një kompanie për vetëm 7.000 euro, ndërsa vetë llogarit tatim mbi bazën reale të pronës – mbi 140.000 euro!
Kjo do të thotë se vetë e pranojnë që prona vlen shumëfish më shumë, por e “shesin” për hiçgjë.
Mashtrimi është aq i madh, sa nuk fshihet dot as në dokumente zyrtare.
Kështu sillet dikush që e trajton pasurinë publike si mall privat.
Kështu sillet dikush që nuk ka as turp, as përgjegjësi.
Ky nuk është gabim. Kjo është tradhti ndaj qytetarëve të Tetovës: ka shkruar Bajram Rexhepi
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com