Gjatë ditës së djeshme, një burrë i moshës 52-vjeçare nga Belakovca e Kumanovës, ka denoncuar në polici se vajza e tij 16-vjeçare është larguar nga shtëpia. Policia thotë se po merret me rastin.
“Më 05.06.2025 në orën 22:20 në SPB Kumanovë, Z.V. (52) nga fshati Belakovcë, Kumanovë ka denoncuar se vajza e tij M.V. (16) është larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e personit”, thuhet në raportin e policisë.