Akoma pjesërishtë është në funksion tek sistemi edukativo arsimor forma e mësimeve dogmatike i
viteve 40 pas luftës. Të kërkohet që menjëherë të braktiset, sepse është i trashëguar nga sistemi
shkollor Sovjetik edhe ate nga ana e reformatorit Edward Kardelj në kohën e reformave shkollore
të Jugosllavisë . Ky sistem i atëhershëm ka qenë i dedikuar me qëllim që të ngritë dhe të
reprodukojë kuadro administrativë pasi ka patur mungesë në atë kohë, dhe njëkohësishtë të ngritet
ideologjia komuniste që të ndikojë në ruajtjen e Vëllezërim Bashkimit mbrenda republikave
Jugosllave. Ky sistem shkollimi ishte i arsyeshëm për shtetet relativisht të mëdhaja dhe me shumë
republika.
Në kushtet e pluralizmit ky koncept është i tejkalumë dhe i vjetruar, nuk jepë përgjigje për sfidat e
kohës për një përparim të cilin e kërkon shoqëria për tu integruar në proçeset tekniko teknologjike,
dhe në pjesëmarjen e ndarjes ndërkombëtare të punës. Prandaj ky sistem duhet të braktiset sa më
shpejtë nga sistemi juridiko legjislativ- kushtetues, si kategori obliguese shkollim të domësdoshëm të
popullatës. Sepse do të gjenerojë vazhdimishtë kriza të mëdhaja në mos gjetjen metodave optimale
të modeleve progresive kur është e çfaqur edhe inteligjenca artificiale,prandaj duhet shteti sa më
shpejt që në programet arsimore të inkorporojë metodat aktuale të cilat janë zbuluar.Me këta metoda
të reja do ta ndryshojnë gjendjen socio ekonomike e cila me siguri do t’a favorizojë suksesesin
pozitive,format e reja të programeve mësimore e kushtëzojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
Me këtë sistem shkollor tek ne janë profiluar për afërsisht një e treta e të diplomuarëve me njohuri
ekonomiko-juridike në frymën teorike pa përvoja konkrete praktike. Po ata kuadro do të presën
inkuadrim në sektorin shtetëror agjencinë për punësime ,administrata vuan nga administratorët e
stërmbushur me këto kuadra mbeturina të tepricave teknologjike.Kjo do t’i gjeje të posadiplomuarit
administratv që do të prisin disa vite të inkuadrohen në vende pune adekuate gradualisht humbin nga
dituritë e aritura gjatë studimeve dhe nuk e ndjekin trendin e kohës.Sedimentohen në inteligjencë
pasive dhe gradualishtë e harojnë shkrim leximin, në rethin social reflektojnë skepticizëm për shkollimin.
Janë bë përpjekje për të dalë nga ky kaos i shkollimit , janë bë reforma të gabueshme pasi nuk e kanë
braktisur gjenezën ideore të këti sistemi të vjetruar, me prerje sipërfaqësore nuk është aritur deri te
palca e trungut, dhe trungu përsëri ka gjeneruar të njejtat modele.Nuk u aplikua sistemi mësimor
tekniko-aplikativ,që të ndikohet direkt në proçeset Tekniko-Teknologjike
Ky sistem si model, tërësisht duhet të largohet nga përdorimi, dhe të kopjohet sistemi shkollor i
Zvicrës, pasi që ky sistem është kompatabil për kushtet e popullatës dhe konfiguracionit
gjeodemografik, sepse tek ne mungon profili i ekspertëve zejtarë dhe teknikë, të cilët do të marin pjesë
direkt në zhvillimin ekonomik, në prodhim dhe direktë do ta ngritin proçesin tekniko teknologjik.
Qenësore është ky profil për t’iu përgjigjë direktë resurseve natyrore për eksploatim dhe njëkohësishtë
të bëjë lidhjen në mes tyre për të prodhuar të mira, të cilat indirektë e ngritin standardin jetësor
njëkohësisht e inkuadrojnë edhe pjesën tjetër pasive në prodhim.
Momentalishtë eshaloni i kuadrit me shkollim të mesëm është jashtë proçeseve prodhuese, apo i
punësuar në vende të gabuara dhe e këputë verigën zhvillimore.
Në vendet Europiane këto kuadro zejtaro teknik paraqesin kurizin zhvillimor të ekonomisë, spse proçesi i
prodhimit fillon nga këta poashtu edhe mirëmbatjen e organizon ky kuadër.
Nexhat Bexheti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Goditet nga vetura një 71 vjeçar në Sveti Nikollë
- Kocevski: Për dy ish-ministra të Ekonomisë ndalet procedura hetimore lidhur me zjarrin në Koçan
- Shpërthen një zjarr në natyrë duke lënë disa zona në Shkup pa energji elektrike
- Dy automjete përfshihen nga zjarri në fshatin Bardhovcë të Shkupit
- ASH: VLEN-i dëshpërimisht tenton të arsyetojë punësimin e 294 maqedonasve në raport me vetëm 4 shqiptarë në dy javë
- Zjarr në një shtëpi në Shkup
- Një femër në zonën e Bit Pazarit sulmon fizikisht një person
- Sulmohet fizikisht në zonën e Qendrës një 46 vjeçar
- Sulmohet ndërtesa e ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, stafi diplomatik i Maqedonisë së Veriut për momentin në vend të sigurtë
- Përleshje fizike mes të moshuarish në Shkup, e pëson 70 vjeçari