ASh: Edhe Gjykata e kapur Kushtetuese nuk kishte si ta mbuloje turpin e VMRO-VLEN

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot e demaskoi hapur qeverinë monoetnike, duke rrëzuar vendimin diskriminues për ndarjen e mjeteve nga kredia hungareze. Ky vendim dëshmoi qartë se ndarja e fondeve ka qenë e padrejtë, tendencioze dhe thellësisht diskriminuese ndaj komunave shqiptare në Maqedoninë Perëndimore. Me këtë rast doli qartë edhe vasaliteti i VLEN-it, që në çdo rrethanë mundohej të mbronte politikat diskriminuese të VMRO-DPMNE-së, të cilat dëmtonin interesat shqiptare. I njëjti mentalitet i rrezikshëm u reflektua edhe në përpjekjet për uljen e numrit të këshilltarëve, vendim që synonte të godas drejtpërdrejt diasporën shqiptare.

– Aleanca për Shqiptarët