Arrestohet shtetasi turk në kufi, kishte paraqitur karton të gjelbër të falsifikuar për automjetin që drejtonte
Më 17.06.2025 në orën 14.00 në Vendkalimin kufitar Deve Bair, nëpunësit policorë e privuan nga liria J.K. (56) nga Republika e Turqisë, ngase gjatë kontrollit kufitar u konstatua se kishte paraqitur karton të gjelbër të falsifikuar për automjetin që drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Kriva Pallankë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatëse.TS