Më 28.06.2025, rreth orës 22:26 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë kanë arrestuar S.N. (52) nga fshati Zhilçë, Tetovë.
Gjatë një kontrolli rrugor, është konstatuar se S.N. ka drejtuar automjetin e tij “Mazda” me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit. Testi ka treguar se kishte 2.63 promila alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.