Armët sekrete që ka blerë Serbia/ Karamuço: Gjatë një parade në shtator, ushtria do tregojë armët që posedon
Në një kohë tensionesh gjeopolitike globale dhe me luftërat ne Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë të bërë disa ditë më parë, tha se forcat ushtarake të vendit të tij ndodhen në pozitën e tyre me të fuqishme.
Ai deklaroi se shumë nga blerjet ushtarake të viteve të fundit janë bërë në mënyrë konfidenciale dhe vetëm një rreth shumë i kufizuar individësh është në dijeni të plotë për to, duke sinjalizuar kështu forcimin e mëtejshëm të ushtrisë serbe.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli për këtë çështje në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News. Ai tha se Serbia ka blerë shumë armë sekrete.
Gjatë një parade të madhe në shtator, ushtria do tregojë armët që posedon.
“Serbia ka blerë shumë armë sekrete, edhe serbët vetë do të habiten nga sasia. Vetëm pesë persona e dinë e çfarë armësh janë marrë”, tha mes të tjerash Karamuço.
Kujtojmë se presidenti serb, gjithashtu pati deklaruar se Beogradi zyrtar duhet të mbrohet dhe shembull për diçka të tillë mori marrëveshjen rajonale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.
Gjithashtu Karamuço u ndal edhe tek deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
Presidenti Trump më herët deklaroi se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por sipas asaj që shkroi në rrjete sociale, theksoi se ishte ai që e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se kishte “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta”.