“Armatosuni, koha të shpenzoni”, kreu i NATO-s: Duhet të ndjekim shembullin e SHBA

Sekretari i përgjithshëm i NATO Mark Rutte tha për mediat në nisje të samiti të NATO në Hagë se objekti i samitit është dalja me një plan të përbashkët sa i përket shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të Aleancës.

Rutte vlerësoi rolin e SHBA në aleancë si financuesi kryesor me 50 për qind të buxhetit, ndërsa u bëri thirrje vendeve evropiane të ndjekin shembullin e saj në shpenzimet për mbrojtjen.

“Nuk nam i shqetësuar për qëndrimin e Spanjës kundër shpenzimit 5 për qind për mbrojtjen, vendet duhet të gjejnë të ardhurat dhe kjo nuk është e lehtë, por kam bindjen së duke parë situatën nuk ka zgjidhje tjetër. SHBA është e angazhuar ndaj NATO dhe nenit nr. 5. Në fillim të vitit shpenzimet ishin 3 për qind, por jam optimist se do ta arrijmë objektivin tonë. Bombat e SHBA mbi impiantet bërthamore të Iranit ishin të nevojshme për të neutralizuar fuqinë e tij bërthamore, ndaj dhe roli i SHBA mbete kaq i rëndësishëm. Shikoni çfarë po bën Trump, po shpenzon 3 trilionë dollarë për mbrojtjen. Ata janë aleati më i rëndësishëm i NATO pasi përbën 50 për qind të ekonomisë së NATO, por tani duam të ndajmë përgjegjësitë dhe të barazojmë shpenzimet”, tha Rutte.