“Alternativa gënjen mediat e opinionin se faqja është hakuar – unë e kam krijuar “

Përplasje brenda Alternativës: Pretendime për hakimin e faqes zyrtare në Facebook

Partia Alternativa ka njoftuar se faqja e saj zyrtare në Facebook është hakuar nga një person me emrin Mesud Bajrami, dhe se emri i faqes është ndryshuar në “Hajnat e Alternativës”.

Ndërkohë, Mesud Bajrami, i cili është anëtar i kryesisë së partisë dhe krijuesi i faqes në fjalë, ka hedhur poshtë pretendimet për hakim. Ai deklaron se faqja nuk është hakuar, por është krijuar, mirëmbajtur dhe rritur prej tij që në fillim.

“Demant: Faqa nuk është hakuar, po është hap dhe është rritë e mirëmbajt nga Mesut Bajrami! T’fala Hajnave të Alternativës!”, shkruan Bajrami në reagimin e tij publik.

Ai gjithashtu akuzon Alternativën se po mashtron mediat me pretendimet për hakim.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.