Një takim i gjatë sot ka ndodhur në Tetovë mes liderit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe ministrit të Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Sipas Ahmetit ky takim ka qenë kryekëput për projektet e përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por në këtë takim Liburn Aliu shihet i vetëm që ky takim shihet si diçka më serioze në aspekt politik.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Gjatë këtij takimi miqësor dhe të hapur biseduam për projektet e përbashkëta që lidhin vendet tona dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal.
Si gjithmonë, mbetem i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në dobi të qytetarëve tanë” ka shkrur Ali Ahmeti