MPB njofton se më 28.06.2025, në orën 19:30, në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” është raportuar se persona nga një mjet lundrues që ndodhej në ujërat e Liqenit të Ohrit, rreth 2.5 kilometra nga bregu përballë auto-kampit “Izvidniçki”, po kërkonin ndihmë.
Zyrtarët policorë me skafin e shërbimit janë nisur menjëherë drejt lokacionit të treguar, ku janë vërejtur katër persona në një velierë që kërkonin ndihmë. Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe personat janë transportuar në mënyrë të sigurt në stacionin policor pranë kanalit “Studençishta”.
Po ashtu, është tërhequr në mënyrë të sigurt edhe veliera, e cila kishte pësuar dëmtime në pjesën e timonit (fletën e krmës) për shkak të kushteve të këqija atmosferike, me erëra të forta dhe dallgë, gjë që ka bërë që drejtuesi ta humbasë kontrollin mbi mjetin lundrues.