Aksident i rëndë në Lushnjë, Benzi përplaset me furgonin me pasagjerë dhe merr flakë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:30, në aksin Fier–Lushnjë, pranë zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete: një makinë tip Benz AMG 63, e drejtuar nga shtetasi K. E., 24 vjeç, banues në Fier, dhe një furgon pasagjerësh, i drejtuar nga D. T., 55 vjeç, që po transportonte shtatë pasagjerë drejt aeroportit të Rinasit.

Përplasja ka qenë e fortë ndërsa automjeti tip Benz ka dalë nga rruga, ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar në një kanal kullues përgjatë autostradës, ku është përfshirë nga flakët menjëherë pas përplasjes ndërsa katër persona që ndodheshin brenda Benzit kanë arritur të dalin nga mjeti dhe të shpëtojnë.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Nga ana tjetër, furgoni me pasagjerë është shtyrë disa qindra metra më tej nga vendi i aksidentit. Si pasojë, janë plagosur tre pasagjerë që ndodheshin në furgon:

K., 68 vjeç
J., 44 vjeçe
K., 54 vjeçe
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lushnjës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.