Një nga avionët më të mëdhenj dhe më modernë të pasagjerëve në botë, Airbus A350, do të aterojë në Shkup për herë të parë me fluturimet e Turkish Airlines më 19 dhe 27 korrik, raporton Anadolu.
Kjo ngjarje do të shënojë një moment historik për aviacionin e Maqedonisë së Veriut, kur një avion i tipit Airbus A350 do të aterojë dhe do të niset për herë të parë në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.
Ky fluturim është pjesë e linjës së rregullt të Turkish Airlines në linjën Shkup-Stamboll më 19 korrik dhe Stamboll-Shkup më 27 korrik.
Edhe pse linja është e rregullt, në këto data, pasagjerët do të kenë mundësinë ekskluzive për të udhëtuar me një avion të kësaj klase, i cili përdoret rrallë në itinerare të shkurtra të këtij lloji.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Airbus A350 është një simbol i gjeneratës më të fundit në aviacionin komercial; me një nivel të lartë komoditeti, fluturim të qetë, teknologji të përparuara dhe më shumë hapësirë për pasagjerët.
Avioni akomodon më shumë se 300 pasagjerë dhe është projektuar për distanca të gjata, duke u ofruar entuziastëve të aviacionit dhe kujtdo që dëshiron një përvojë të ndryshme në ajër.
Përveç përvojës unike të fluturimit me A350, pasagjerët do të jenë gjithashtu në gjendje të shijojnë një qëndrim njëjavor në Stamboll; një qytet që ofron një histori, kulturë, shopping dhe gastronomi të pasur.
Për më shumë informacion në lidhje me fluturimin, mund të kontaktoni Turkish Airlines.